Prishtinë: Në këtë rrugë mbeten mbeturinat pa u larguar!

Prishtina në orët e mëngjesit të së martes ishte mbuluar nga mbeturinat.
Kompania e pastrimit nuk kishte larguar mbeturinat nga kontinjerët e stërmbushur në Prishtinë.
Mirëpo, rreth orës 11:00 kompania kishte rifilluar punën.
Megjithatë mbeturinat në një rrugë në kryqytet nuk janë pastruar.

Në rrugën “Vëllëzërit Gërvalla” shihet se kontinjerët janë përplot me bërllok./IndeksOnline/
