75 Mall Live Search
11:09 / E Enjte, 26 Maj 2022 / B O

Po “gatuhet” një hit i madh nga Edona Llalloshi

Edona Llalloshi është e lidhur ngusht me hitet. Këngëtarja e famshme kosovare është afër të lansojë një projekt të ri muzikor.

Burimet bëjnë të ditur se Edona ka inçizuar këngën dhe shpejt pritet lansimi i saj.

Përveç projektit, Edonën e pret një verë e nxehtë muzikore.

Këngëtarja e tri dekadave mësohet se ka të aranzhuara rekord rezervimesh për dasma e ahengje gjatë kësaj vere, bashkë me bendin e saj dhe vëllaun Milotin./Indeksonline/