75 Mall Live Search
12:16 / E Enjte, 26 Maj 2022 / AR

“Duam paratë tona”, nis protesta për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

Ka filluar protesta për lejimin e tërheqjes së një përqindje të mjeteve të Trustit pensional.

Në protestë po merr pjesë edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Protestuesit po mbajnë një pankartë në të cilën po shkruhet “Duam paratë tona”.

Po ashtu protestuesit i kanë bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës të votojnë ligjin ku do të mundësohet lejimi i mjeteve të Trustit.