I grabitën para taksistit si nëpër filma, Policia arreston edhe personin e katërt

Më 7 maj në mesnatë, një vozitës në një kompani taxi ka qenë cak i hajnave.
Dy persona nën kërcëniin e armës i paten grabitur para dhe telefonin celular, shkruan IndeksOnline.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se dje është arrestuar edhe i dyshuari i katërt, i cili është dërguar në mbajtje.
“Stallovë, Prishtinë, 07.05.2022 – 01:00. Lidhur me rastin, me 26.05.2022 është arrestuar i dyshuari (i katërt) mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/