Pamje nga rrahja te “4 Llullat”, momenti kur Policia e arreston të dyshuarin

IndeksOnline më parë raportoi për një rrahje në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë, saktësisht tek vendi i njohur “4 Llulat”.
Zëdhënsja e PK-së, Flora Ahmeti, për IndeksOnline ka konfirmuar se dy persona janë lënduar si pasojë e përleshjes më mjete të forta.
Kurse një person i përfshirë është arrestuar nga Policia.
IndeksOnline ka siguruar pamje nga ky moment:
“Sot rreth orës 19:30, kemi pranuar informatën për një përleshje fizike e cila ka ndodhë në rrugën Bajram Kelmendi në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga mjete të forta, janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që në stacion policor është shoqëruar një person i cili ka qenë i përfshirë më përleshje” ka deklauar Ahmeti.