Aksidenti i rëndë në Kijevë, së paku një person i lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur më herët në Kijevë të Malishevës.
Sipas informatave të para, bëhet fjalë për një përplasje mes dy veturave, një e tipit BMW dhe tjetra Volkswagen.
Burime të Indeksonline se në këtë aksident ka mbetur i lënduar, Sejza Belegu nga Peja.
Ende nuk dihet arsyet që kanë çuar deri të ky aksident.
Indeksonline ka provuar të marrë një përgjigje nga Policia e Kosovës, përkitazi më këtë rast, por deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi nuk ka marrë përgjigje.