Biletat false shkas i kaosit në finalen e Champions League

Të shtunën u luajt finalja e Champions League në “Stade de France”, ndeshje kjo që solli përballë Real Madridin dhe Liverpoolin.
Ndeshja e paraparë për të filluar në ora 21:00, u shtye deri në 21:35, për shkak të pamundësisë se të gjithë tifozëve për të hyrë në stadium.
Sipas ministres franceze të Sportit, Amélie Oudéa-Castéra, tifozët pa bileta dhe ata me bileta të rrëme kanë qenë fajtorë për kaosin përpara stadiumit.
Ministrja shtoi se të rinjtë francezë të cilët tentonin të hynin me forcë në stadium i komplikuan gjërat edhe më shumë.
Në anën tjetër, pala britaneze ka kërkuar një hetim serioz mbi organizimin e finalës së madhe që u luajt në Paris.
Autoritetet franceze të sportit sot u takuan edhe me UEFA-n dhe Federatën Franceze të Futbollit për të diskutuar pikërisht mbi këtë organizim, për të cilin pritet të merren masa.
Finalja e Champions së pari ishte përcaktuar të mbahej në Shen Petersburg të Rusisë, por për shkak të invazionit rus në Ukrainë, mbajtja e saj u bart në Francë.
Kupen e kampionëve e rrëmbeu Real Madridi me avantazh minimal./Indeksonline/