75 Mall Live Search
14:14 / E Hënë, 30 Maj 2022 / k.v

Aksident i rëndë në Shkup, ndërron jetë shoferi nga Kosova

Rreth orës 00 e 30 minuta të së hënës, në autostradën në Shkup, afër kryqëzimit Mirkovci, automjeti i udhëtarëve “Volkswagen Golf” me targa të Kosovës i drejtuar nga H.C. (23) nga Republika e Kosovës është vetaksidentuar duke dalë jashtë rrugës.

Shoferi ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku nga Emergjenca mjekësore në Shkup.

Kontrollin e ka kryer ekipi i SPB-së Shkup dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion./IndeksOnline/