75 Mall Live Search
08:44 / E Martë, 31 Maj 2022 / A. M.

Arrestohet një i mitur në Pejë, nën ndikimin e alkoolit ishte me veturë…

Policia ka arrestuar një të mitur në rrugë Ardijan Krasniqi,  në Pejë, pasi që është hasur duke drejtuar veturën me targa vendore.

I dyshuari veturën e ka marrë pa pëlqimin e pronarit të automjetit dhe gjatë ngasjes së veturës ka qenë nën ndikimin e alkoolit me 0.92 promil.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë. /Indeksonline/