Edhe një sukses i personelit mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është kryer për herë të parë operimi i Frakture multifragmentare e pjesës laterale të klavikulës me zhvendosje te nyjës acromio-klavikulare.
Pacientin e moshës 19 vjeçare i aksidentuar në fatkeqësi të komunikacionit me sukses e operoi Mjeku Specialist i Ortopedisë Dr.Shkumbin Berisha me përkrahjen e Mjekës Specialiste të Anestezionit Dr.Gjeve Krasniqi dhe Instrumentarës Kosovare Gashi dhe ekipit tjetër të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.
Pacienti është lëshuar në shtëpi pas dy ditëve në gjendje të shkëlqyer shëndetësore.