Policia njoftohet për të shtëna me armë në qendër të Istogut

Mesditën e sotme, Policia në Istog ka pranuar një informacion nga një person se derisa ishte duke ecur rrugës së tregut të gjelbër në Istog, dikush ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, nga një veturë në lëvizje.
Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin.
Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se rasti është i dyshimtë, pasi që në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë apo shenjë që ndëlidhet me sulmin e raportuar.
Ankuesi, me inicialet N.N është nga fshati Lubozhdë. Tashmë disa kalimtarë të rastit janë ftuar për tu intervistuar nga zyrtarët policor./IndeksOnline/