Koncerti i dytë nga Johnny Depp, solli atmosferë të paparë në Londër

Pasi Johnny Depp ka befasuar audiencën me një performancë në koncertin e kitaristit Jeff Beck të dielën mbrëma, aktori dha edhe një paraqitje në Royal Albert në Londër një ditë më vonë.
Sipas Daily Mail, kjo paraqitje ishte elektrizuese nga Depp, transmeton Indeksonline.
“Ne u takuam për herë të parë pesë vite më parë kur erdhi në dhomën e zhveshjes. Edhe pse këtë pjesë jemi munduar ta fshehim,. Erdhi momenti dhe ja, duhet ta bëjmë publike, tha Beck.
Në këtë koncert Beck dhe Depp performuan disa këngë bashkë duke përfshirë hitet si: What’s Going On nga Marvin Gaye dhe A Day In The Life nga The Beatles.
Publiku ishin të entuziazmuar për praninë e aktorit, I cili që disa javë është në proces gjyqësor me ish-bashkëshorten e tij, Amber Heard.
Nuk dihet nëse Depp do të kthehet në SHBA të martën, kur do të jepet një vendim për rastin e tyre./Indeksonline/