75 Mall Live Search
13:01 / E Mërkurë, 01 Qershor 2022 / LB

Çka prodhon fabrika ushtarake në Bullgari që e vizitoi Mehaj?

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, e ka vizituar fabrikën “Samel 90”, në Bullgari e cila merret edhe me prodhimin e dronëve

Gjatë vizitës ai u njoh për sistemet inovative të mbrojtjes që prodhohen në këtë fabrikë.

Cilat pajisje ushtarake i prodhon kjo fabrikë?

“Samel 90”, prodhon pajisje të teknologjisë së lartë ushtarake.

Kjo fabrikë prodhon pajisje ushtarake nga më të ndryshmet, duke filluar nga dronët që tani po përdorën shumë nga ushtritë në botë.

Pastaj prodhon edhe pajisje të zbulimit dhe bllokimit.

Specialitet i “Samel 90” janë gjithashtu edhe pajisjet e integruar të komunikimit.

Mjetet ushtarake të transportimit janë gjithashtu në “menynë” e kësaj fabrike.