75 Mall Live Search
14:42 / E Mërkurë, 01 Qershor 2022 / OSH

Kryeministri kroat: Bosnja dhe Kosova nuk duhet të ishin në vagonin e fundit të trenit drejt BE-së

Kongresi i Partisë Popullore Evropiane po kryen prej disa ditësh punimet në Roterdam të Holandës, në kuadër të së cilit është mbajtur edhe një panel diskutimi me temë: “Të bashkuar në solidaritet; mbrojtja e demokracisë perëndimore”.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri i Kroacisë Anderej Plenkoviç si kryefjalë të diskutimit të tij ka pasur integrimin në Bashkimin Evropian, raportojnë mediat kroate.

Kryeministri kroat theksoi po ashtu se Bosnja dhe Kosova nuk e kanë statusin e kandidatit dhe se ato nuk duhet të ishin “në vagonin e fundit të trenit drejt BE-së”.

Plenkoviç tha se EPP-ja duhet të vihet në lëvizje, në mënyrë që të trajtojë çështjet “e problemeve thelbësore”.