Deputetja e PDK-së: Ministre e vërtetë që 1.1 cent nuk janë keqpërdorë, por 1.1 milion PO

Deputetja Ariana Musliu-Shoshi dhe avokati Faton Fetahu, përmes një Konference për Media kanë denoncuar sot keqpërdorimin e 1.1 milionë eurove, ku të përfshirë janë dy Ministrat e Qeverisë Kurti, Donika Gërvalla dhe Fikrim Damka.
Megjithatë, këto akuza i ka mohuar, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, e cila ka shkruan se “Jo 1.1 milion euro, por as edhe 1.1 cent”.
Nuk ka vonuar shumë, reagimi i deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e cila ka insistuar në keqpërdorim të mbi 1 milionë eurove.
Musliu-Shoshi i ka kërkuar ministres që të demantoj me fakte se nuk ka pas keqpërdorim nga ana e saj.
Postimi i plotë i Musliu-Shoshit:
Ministre e vërtetë që 1.1 cent nuk janë keqpërdorë, por 1.1 milion PO.
Të lutem demanto me fakte që nuk ka pas keqpërdorim nga ana Juaj, na trego a është nënshkrimi juaj në dokument i vendosur?
Po ashtu argumento që marrëveshja që ti ke nënshkruar hyn në kuadër të marrëveshjes për bashkëpunim nderinstitucional dhe nuk është në kundërshtim me nenin 12 të Ligjit për Marreveshjet Ndërkombëtare!
