Puthja e fundit? Publikohet fotografia e paparë deri më tani e Bonnie dhe Clyde (Foto 18+)
Një fotografi e paparë deri më tani është shfaqur ku shihen Bonnie dhe Clyde, pak para fundit të tyre të tmerrshëm.
Bonnie Parker dhe Clyde Barrow u takuan në Teksas në vitin 1930 dhe besohet se kanë kryer 13 vrasje dhe disa grabitje dhe vjedhje deri në kohën që kanë vdekur.
Dyshja u bë famëkeq, përderisa udhëtonin nëpër Midwest dhe Jug të Amerikës, duke thyer banka dhe dyqane me anëtarët e tjerë të bandës, transmeton Indeksonline.
Tani, një fotografi e pazhvilluar më parë ka dal në dritë, ku shihen ata dy duke u puthur në Misuri pak para se të vriteshin brutalisht në një pritë.
Pamja e përqafimit të gangsterëve u mor në Joplin pak para se ndjekësit e tyre të gjenin vendndodhjen e tyre.
Në këto foto të tjera shihet edhe fundi i tmerrshëm i kriminelëve famëkeq, historia e dashurisë së tyre dhe kapja e tyre.
Bonnie dhe Clyde filluan “zbavitjen” e tyre të krimit dy vjeçar në vitin 1932, duke plaçkitur pa mëshirë bankat dhe bizneset e vogla dhe duke vrarë të gjithë ata që i dolën në rrugë.
Për çudi, në një farë mënyre çifti, emrat e vërtetë të të cilëve ishin Bonnie Elizabeth Parket dhe Clyde Chestnut Barrow, ishin të dashur për publikun gjatë epokës së Enemisë së Depresionit Publik në Amerikë.
Pas shmangies së policëve për disa herë me radhë, në vitin 1934 ata u zunë në pritë nga policia të cilët hodhën 107 plumba në veturën e tyre në më pak se dy minuta, ku edhe gjetën vdekjen.
Megjithatë fama dhe legjenda e tyre jeton edhe këto ditë./Indeksonline/