75 Mall Live Search
12:23 / E Enjte, 02 Qershor 2022 / AR

Ambasadori Ajeti njofton shumë takime me ministren Gërvalla në Berlin

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti bashkë me ministren e Jashtme, Donika Gërvalla po zhvillojnë takime të shumta e përmbajtësore në Berlin.

Ajeti përmes një postimi në Facebook ka dhënë detaje nga ato takime.

Njoftimi i plotë:

Takime të shumta e biseda mjaft përmbajtësore gjatë vizitës në Berlin të Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Jashtme dhe të Diasporës Donika Gërvalla-Schwarz, përkatësisht mbi

përforcimin e perspektivës evro-atlantike 🇪🇺 të Republikës së Kosovës

marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe ndërmjet 🇽🇰🤝🇩🇪

mbështetjen gjermane për liberalizimin e vizave, Këshillin e Evropës dhe NATO-n

thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërmjet 🇽🇰-🇩🇪

fuqizimin e diplomacisë parlamentare dhe ekonomike ndërmjet 🇽🇰-🇩🇪

sfidat e sigurisë evropiane pas agresionit rus kundër Ukrainës 🇺🇦