Cili është ministri më i suksesshëm i Qeverisë Kurti sipas analistëve?

Tashmë po bëhen gati 15 kur kur është mandatuar në Kuvendin e Kosovës, Qeveria Kurti 2. Disa ministra janë kritikuar për mungesën e punës së tyre.
Megjithatë, një nga ministrat e Qeverisë Kurti ka marrë vlerësime pozitive nga shumica e analistëve të emisionit “Debat Plus”.
Bëhet fjalë për ministrin Elbert Krasniqi.
Ish kryetari i VV-së, Visar Ymeri ka dhënë vlerësime shumë pozitive për ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
“Ai ka realizuar punët e planifikuara. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse duhet të jesh edhe menaxher i mirë. Qasja e tij politike jokonfliktuoze më ka pëlqyer shumë”.
Gazetari Vehbi Kajtazi ka dhënë disa vlerësime pozitive për disa ministra
“Kam një respekt për Hajrullah Çekun ngase ka një elegancë të qeverisjes. Kam vlerësim pozitiv edhe për Elbert Krasniqin”, thotë ai gjersa ka theksuar vlerësimin e tij pozitiv për Ministren e Ministrisë së Industrisë, Rozeta Hajadarin dhe Ministri Faton Peci.
Ish-ministri Dardan Gashi ka pasur vlerësim pozitiv vetëm për ministrin Elbert Krasniqi.
Ai nuk ka dhënë vlerësime pozitive për ministret Donika Gërvalla e Arbërie Nagavci, derisa fjalë të mira nuk ka as për ministrin Rifat Latifi.