Pas fitores me Qipron, “Dardanët” me mesazh të fortë kundër Greqisë

Kombëtarja e Kosovës i nisi mbarë kualifikimet për në Ligën e Kombeve, ku shënoi fitore sot si mysafirë kundër Qipros me rezultat solid 2:0.
Golat për “Dardanët” i shënuan mesfushori Valon Berisha në minutën e 65’, dhe ylli i sulmit Edon Zhegrova, i cili vulosi fitoren në minutën e 78’.
Tani, pas kësaj fitoreje, sytë janë tek ndeshja e së dielës, ku Kosova pret në shtëpi, në stadiumin “Fadil Vokrri” Kombëtaren e Greqisë.
Tifo-grupi “Dardanët” kanë reaguar pas fitores së sotme, ndërkaq kanë edhe një mesazh të fortë për ndeshjen kundër Greqisë, duke kërkuar vetëm tre pikët e plota.
“Mesazhin e “Dardanëve” e gjeni më poshtë.
E fillojmë mbarë fushatën kualifikuese në Ligën e Kombeve. Dalim me tri pikë të plota nga Qipro, përmes golave që i shënuan Valon Berisha dhe Edon Zhegrova.
Tani duhet të japim secili nga gjithçka nga vetja të dielën në mënyrë që t’i sigurojmë tri pikët e radhës edhe përballë Greqisë. Për organizimet për atë ndeshje do t’ju njoftojmë shumë shpejt.
Forca bijtë e Dardanisë!”.