Nis raportimi i inspektorit të AKI-së

Burim Ramadani, Inspektor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ka arritur në Kuvendin e Kosovës ku do të raportoi në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Mediat nuk janë lejuar të futen në mbledhjen e komisionit por janë njoftuar se pas raportimit do të ketë prononcime, transmeton IndeksOnline.
Mbledhja po drejtohet nga deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e cila është kryetare e këtij komisioni./IndeksOnline/