75 Mall Live Search
16:16 / E Premte, 03 Qershor 2022 / A. M.

Dihen kundërshtarët potencialë të Llapit në Evropë, ndër to Laçi dhe Shkëndija

Llapi që fitoi Kupën e Kosovës tash po bëhet gati për kualifikimet për UEFA Conference League.

Shorti për rundin e parë hidhet më 14 qershor në Nyon të Zvicrës, përderisa ndeshjet e para kualifikuese zhvillohen më 7 dhe 14 korrik.

Ndër klubet me të cilat mund të ndeshet Llapi janë edhe ato dy shqiptare, Laçi nga Shqipëria dhe Shëkndija e Tetovës.

Më poshtë janë të gjitha klubet potenciale me të cilat mund të ndeshet me Llapin:

Flora (Estoni), Shkëndija (Maqedoni e Veriut), Riga (Latvi), Alashkert (Armeni), Olimpija Ljubljana (Sloveni), KuPS (Finlandë), Fola Esch (Luksemburg), Budućnost Podgorica (Mali i Zi), Dinamo Tbilisi (Gjeorgji), DAC Dunajská Streda (Sllovaki), Laçi (Shqipëri), Mura (Slloveni), Dinamo Minsk (Bjellorusi), B36 Tórshavn (Ishujt Faroe), Petrocub Hîncești (Moldovi), Liepāja (Latvi), Europa (Gjibraltar), Partizani (Shqipëri), Breiðablik (Islandë), Havnar Bóltfelag (Ishujt Faroe), Gżira United (Maltë), Milsami Orhei (Moldovi), Kauno Žalgiris (Lituani), Bala Town (Uells), Tre Penne (San Marino), St Joseph’s (Gjibraltar), Crusaders (Irlandë), Pogoń Szczecin (Poloni), Lechia Gdańsk (Poloni).