Megi Pojani flet për paragjykimet: Më pëlqen të jem e pacipë

Megi Pojani nuk shqetësohet aspak për komentet negative që i bëhen.
Ajo merr gjithmonë vëmendje me fotot provokuese që ndan në rrjete sociale, por përballet gjithashtu edhe me paragjykime. Për këtë, ajo thotë se nuk e ndien presionin e gjykimit, por vlerëson feminitetin e saj.
“Meg, nëse futesh në rrjetet e tua sociale, shikon shumë video dhe foto provokuese, në sensin që për vajzat dhe gratë në Shqipëri, duken pak provokuese, të bezdisin komentet. Duken pak provokuese”, iu drejtua Donaldi ndërsa Megi ia kthen: “Nuk më bezdisin fare”.

“E gjykuar jam, por nuk e kam presionin e të ndjerit e gjykuar, por e di që gjykohem. Më pëlqen të jem e pacipë dhe të shijoj feminitetin tim. Të jesh grua është fat dhe privilegj shumë i madh”, tha Megi e ftuar në Më lër të flas.
