Identiteti i 38-vjeçarit në Vushtrri të cilit Policia ia gjeti 19 pako kokainë e një kavanoz me bari në banesë

Dje u raportua për një rast në Vushtrri ku një 38-vjeçar u shoqërua në stacion policor, pasi u kap me 19 paketime substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Atij iu bastis edhe lokali dhe banesa e tij, ku u gjet një kavanoz i mbushur me marihuanë.
Personi që u kap në flagrancë nga Policia është Astrit Idrizi. Me vendim të prokurorit, ndaj Idrizit është iniciuar rasti ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’, shkruan sinjali.
Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.