S’ka qetësi në kampin e Barcelonës, Dembele drejt ekipit anglez

Kampi katalunas nuk është duke gjetur qetësinë tash e disa ditë.
Përveç skandalit të tradhtisë së yllit spanjoll, Pique dhe eleminimit nga Europa League, ekipi tani rrezikon të humbasë edhe njërin nga anësorët më të mirë të ekipit, Ousmane Dembele.
Sipas gazetarit Nicolo Schira, ekipi anglez Chelsea janë shumë pranë nënshkrimit me lojtarin francez, shkruan Indeksonline.
Marrëveshja pritet të arrihet në afatin kalimtar të verës, teksa akoma nuk janë bërë të ditura kushtet e saj.
Kontrata e Dembeles me katalunasit do të skadojë në qershor.
Francezi u bë pjesë e gjigantit spanjoll në vitin 2017, me një blerje prej 100 milionë funtash./Indeksonline/