75 Mall Live Search
07:57 / E Hënë, 06 Qershor 2022 / MSH

Aktorja e njohur bëhet nënë për herë të dytë

Shay Mitchell ka publikuar foton e parë të vajzës që sapo ka sjellë në jetë. Të shtunën, aktorja e Pretty Little Liars konfirmoi se së fundmi kishte sjellë në jetë një vajzë, fëmijën e saj të dytë me partnerin prej shumë vitesh, Matte Babel.

Një ditë më pas, Shay ndau në rrjete sociale një foto teksa mban në kraharor vajzën, të cilën e ka quajtur Rome, në nderim të gjyshes së saj të ndjerë.

Modelja dhe Matte janë gjithashtu prindër të një vajze dy vjeçare Atlas.

“Humbja e personit më të rëndësishëm në jetën time në të njëjtin vit që mirëprita vajzën time të dytë, ka ndryshuar gjithçka për mua, por një gjë mbetet e qëndrueshme në shpirtin tim – jam e sigurt që ata kaluan kohë së bashku dhe kjo më sjell paqe dhe gëzim.”, ka shkruar Shay.