75 Mall Live Search
09:42 / E Hënë, 06 Qershor 2022 / k.v

Kurti sot do të flas në një event në kuadër të Unionit të Oksfordit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot do të jetë folës në eventin Trinity Term që është i organizuar në kuadër të Unionit të Oksfordit.

Ai do të flasë nga ora tre e pasdites, këtë e ka bërë të ditur Unioni i Oksfordit me anë të një postimi në rrjetin social Instagram.

Nga Qeveria e vendit nuk kanë dhënë ndonjë detaj shtesë për këtë ngjarje, dhe nuk dihet nëse Kurti do t’i drejtohet masës virtualisht apo do të jetë prezent atje.