75 Mall Live Search
11:48 / E Hënë, 06 Qershor 2022 / MSH

Ramush Haradinaj përkrah protestën e veteranëve të UÇK-së

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Ksoovës, Ramush Haradinaj, është duke përkrahur protestën e bashkëluftëtarëve të tij.

Në sheshin “Skënderbeu”, përpara Kuvendit të Republikës së Kosovës, qindra pjesëtarë të OVL UÇK-së po protestojnë për pagat minimale.

Për këtë, Haradinaj ka ndarë në Facebook një fotografi simbolike.

“Me kategoritë e lirisë, me Veteranët, sot e për mot” ka shkruar Haradinaj krahas fotografisë.

Reagimi i Haradinajt për protestën e OVL-së vie një ditë pasi Kuvendi i AAK-së i besoi atij postin e kryetarit të partisë për një tjetër mandat katër vjeçar./Indeksonline/