75 Mall Live Search
13:26 / E Hënë, 06 Qershor 2022 / MSH

Rusia me objektiva të reja sulmi në Ukrainë

Rusia pretendon se ka shkatërruar ndërtesat industriale të një fabrike që po riparonte automjetet e armatosura ukrainase në rajonin e Kharkiv.

Në përditësimin e saj të mëngjesit, Ministria Ruse e Mbrojtjes thotë se një tjetër avion ushtarak ukrainas është rrëzuar gjithashtu, shkruan BBC.

“18 tanke të tjera ukrainase janë shkatërruar gjithashtu dhe 450 “nacionalistë” janë vrarë”, pretendon Rusia.

Moska filloi “operacionin e saj special ushtarak” pas akuzave të rreme se Ukraina ishte pushtuar nga “nazistët”.