75 Mall Live Search
20:07 / E Martë, 07 Qershor 2022 / AR

​U largua nga Llapi, kjo do të jetë skuadra e re e Edon Sadiut

Të martën mesfushori Edon Sadriu i ndau rrugët me skuadrën e Llapit. Lajmi u dha nga faqja zyrtare e fituesve të Kupës së Kosovës.

Sadriu kishte edhe disa javë deri në fund të kontratës me skuadrën e Tahir Batatinës, por, siç u tha në njoftimin e klubit nga Podujeva, lojtari e ka kërkuar largimin për ta vazhduar karrierën në një skuadër tjetër.

E sa i përket skuadrës së re të Edon Sadiut, KosovaPress mëson se ai do të jetë pjesë e skuadrës së Ferizajt, ekip ky që e siguroi kalimin në Superligë për sezonin e ardhshëm nën drejtimin e trajnerit Arbnor Morina.

KosovaPress mëson se palët janë duke i diskutuar detajet e fundit dhe shumë shpejtë pritet edhe zyrtarizimi.