75 Mall Live Search
09:00 / E Mërkurë, 08 Qershor 2022 / OSH

Policia kap në mëngjes personin që sulmoi zyrtarin, dërgohet në burg

Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 06:00 në fshatin Lloshkobare të Ferizajt kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet I.S (M/K), i moshës 32 vjeçar.


Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Sulm ndaj personit zyrtar ’’  me dënim burgimi prej tetëmbëdhjetë (18) muajve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.


Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.