75 Mall Live Search
11:13 / E Mërkurë, 08 Qershor 2022 / k.v

Zona 40/ Policia ndalon veturën duke lëvizur 118 km/h

Gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në zonën urbane në Vushtrri, Njësia Rajonale e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, përmes radarit ka identifikuar një veturë e cila në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 118 km/h.

Sipas  dispozitave të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor Nr. 05/L-088, ndaj drejtuesit të automjetit është shqiptuar gjoba prej 500 euro, pesë (5) pikë negative si dhe masa mbrojtëse- një (1) vit i ndalohet drejtimi i  mjetit me veprim motorik.