75 Mall Live Search
14:27 / E Mërkurë, 08 Qershor 2022 / OSH

Rama: Ftesa për Kosovën në tryezën e “Ballkanit të Hapur” është gjithmonë e hapur

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vlerëson se ftesa ndaj Kosovës për të qenë pjesë e nismë “Ballkani i Hapur” është gjithmonë e hapur.

Rama thotë se vendin e Kosovës nuk e zë dhe nuk e mbush askush, teksa respekton plotësisht vendimin e autoriteteve kosovare për të lënë bosh vendin në tavolinë.

“Vendi për Kosovën në tryezën e Ballkanit të Hapur është aty, askush nuk e zë dhe askush nuk e mbush dot nëse nuk e mbush vetë Kosova dhe unë nuk dua të them asgjë më shumë. Ftesa është gjithmonë e hapur, por respektoj plotësisht vendimin e autoriteteve të Kosovës për të lënë vendin bosh”, u shpreh Rama në një konferencë për media nga Ohëri.