75 Mall Live Search
15:26 / E Mërkurë, 08 Qershor 2022 / B O

Reagon zyrtarja e Qeverisë: Kjo është veshja ime në vendin e punës, fotoja nuk është e imja!

Fiona Uka ka reaguar ndaj shkrimit të Indeksonline për publikimin e një fotoje me këmbë në tavolinë në vendin e punës.

Zyrtarja për arkivë në Qeverinë e Kosovës ka thënë se fotoja nuk është e saj, duke publikuar fotografinë ku shihet me veshje ndryshe sot në vendin e punës.

“Sapo e lexova një lajm në Portalin Indeksonline ku lakohet emri im lidhur me një fotografi ku pretendohet se kam vënë këmbët mbi tavolinë në orar të punës. Se fotografia nuk qëndron, mund të vërtetohet edhe me veshjen time të sotme ku vërtetoj se mbajë veshur krejt diçka tjetër, që i përshtatet veshjes dhe kodit të punës. Andaj kërkoj nga Portali Indeksonline që të demantoj këtë lajm të pavërtetë” ka thënë Fiona Uka në reagimin e saj.