75 Mall Live Search
21:16 / E Mërkurë, 08 Qershor 2022 / AR

Pamje nga vendi i ngjarjes/ Vrau një person e lëndoi rreth 30 tjerë pasi u fut me veturë në turmë në Berlin

Një person ka mbetur i vdekur dhe rreth 30 të tjerë janë lënduar në Berlin pasi një automjet u fut mes një grupi njerëzish në qendër të qytetit. 

Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi ku ndodhi rasti.

Menjëherë pas rastit është arrestuar 29-vjeçari me shtetësi të dyfishtë gjermano-armene. 

Ministrja e Brendshme, Iris Spranger tha se u zbuluan disa pankarta në automjetin e tij.

Zëdhënësi i Policisë së Berlinit, Martin Dams njoftoi se nuk është e qartë nëse incidenti ishte një aksident apo shoferi ishte përplasur me dashje në turmën.

Gazeta gjermane Bild citon një hetues i cili raportohet të jetë shprehur se “ky nuk ishte aspak një aksident, por bëhet fjalë për dikë të tërbuar, një vrasës gjakftohtë”./Indeksonline/