Reagon Presidenca për pasaportën diplomatike të Valdrin Sahitit

Ka disa ditë që në disa media ka qarkulluar lajmi se disa nga fytyrat publike kosovare janë të pajisur me pasaporta diplomatike.
Në mesin e tyre ishte edhe stilisti i njohur Valdrin Sahiti.
Së fundmi në promon e “Oxygen Show”, u pyet për këtë lajm që bëri bujë të madhe, ndërsa përgjigja e Valdrinit ishte e shkurtë.
“Pse nuk e meritoj, a?” ishte përgjigja të cilën Sahiti ia dha moderatorit.
Ndërsa sot, nga Presidenca reaguan duke thënë se Osmani as nuk lëshon as nuk merr pasaporta diplomatike.
“Presidentja as nuk lëshon e as nuk merr pasaporta diplomatike. Pra nuk i ka lëshuar pasaportë diplomatike asnjëherë askujt. Për qindra pasaporta të raportuara në media, pyetjet duhet të drejtohen tek Qeveria paraprake, sepse janë lëshuar gjatë qeverisjes së tyre”, shkroi këshilltari për media e Zyrës së Presidencës së Kosovës, Bekim Kupina./Indeksonline/
