Britney Spears po martohet sot

Britney Spears është gati për të ndryshuar statusin.
Gjatë ditës së sotme (e enjte) do të martohet në një ceremoni private, ku do të jenë të ftuar rreth 100 persona, raporton TMZ, transmeton Indeksonline.

Sipas burimeve, prezentë në këtë dasmë do të jetë vëllai i Britney, Bryan, ndërsa nëna, babi dhe motra e saj nuk do të marrin pjesë.
Gjithashtu burimet shtojnë se ende nuk është vendosur se kush do ta përcjell Britney-n deri në altar, pasi detajet janë në përfundim e sipër.
Kujtojmë që Spears dhe Asghari u njohën në xhirimet e klipit të këngës Slumber Party në vitin 2016 dhe janë fejuar në shtator të vitit të kaluar./Indeksonline/
