75 Mall Live Search
13:30 / E Enjte, 09 Qershor 2022 / LB

Veliu: Nuk është për t’u habitur pse Vjosa sillet ndaj Lumirit sipas asaj thënies “E kapërceva lumin…”

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka thënë se është dashur që të kaloj një vit që Lumir Abdixhiku ta pranoj se Vjosa Osmani nuk është presidente e të gjithëve.

Veliu shkruan se derisa e bëri presidente, Abdixhiku kishte komunikime të përditshme me Osmanin.

“Një presidente që ka ardhur në pushtet nën petkun e VV-së dhe e përkrahur nga disa deputetë të LDK-së të ndikuar nga Lumiri, pra pa konsensus të gjerë, nuk mund të jetë e të gjithëve! E VV-së po, pa dyshim, por pse jo e Lumirit dhe e kompanisë së tij, kjo është pak e çuditshme”, ka shkruar ndër të tjera Veliu.

Postimi i plotë i Veliut:

Është dashur të kaloj një vit që Lumiri ta pranoj se Vjosa Osmani nuk është presidente e të gjithëve. 

E tha se me presidenten ka vetëm një komunikim institucional.

Shumë normale kjo.

Derisa e bëri presidente kishte komunikime të përditshme. 

Një presidente që ka ardhur në pushtet nën petkun e VV-së dhe e përkrahur nga disa deputetë të LDK-së të ndikuar nga Lumiri, pra pa konsensus të gjerë, nuk mund të jetë e të gjithëve! E VV-së po, pa dyshim, por pse jo e Lumirit dhe e kompanisë së tij, kjo është pak e çuditshme!

Nuk është për t’u habitur pse Vjosa sillet ndaj Lumirit sipas asaj thënies “E kapërceva lumin…”

Fundja, askush nuk ka pritur se do të ndryshojë Vjosa, që ka shkëlqyer si politikane përçarëse dhe konfliktuoze, deri në përpjekjen për shkatërrimin e partisë që e rriti.