75 Mall Live Search
20:12 / E Enjte, 09 Qershor 2022 / MSH

Irlanda e Veriut e publikon formacionin zyrtar kundër Kosovës

Sonte me fillim nga ora 20:45 stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Irlandës së Veriut, e vlefshme kjo për fazën e grupeve në Ligën e Kombeve.

Në këtë ndeshje, Kosova rikthehet nga humbja 1:0 kundër Greqisë, kurse Irlanda e Veriut barazoi pa gola me Qipron.

Kosova dhe Irlanda e Veriut gjenden në Grupin 2 të Ligës C, ku momentalisht “Dardanët” zënë vendin e dytë me tre pikë, krahas irlandezëve që pozicionohen në vendin e tretë me vetëm një pikë.

Para pak çastesh Kosova publikoi formacionin e saj zyrtarë për ndeshjen e sotme, ndërsa tani Irlanda e Veriut është kundërpërgjigjur me të njëjtën gjë dhe atë e gjeni më poshtë.

Irlanda e Veriut (3-5-2): Peacock-Farrell; Ballard, Evans, Brown; Spencer, McCann, Davis, Saville, McMenamin; Lafferty, Lavery