75 Mall Live Search
20:28 / E Enjte, 09 Qershor 2022 / MSH

Tollovi para “Fadil Vokrrit”, tifozët fillojnë të hyjnë në stadium

Turma të mëdha tifozësh janë grumbulluar përpara stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, për të përcjellë nga afër ndeshjen Kosovë-Irlandë e Veriut.

Dyert e stadiumit tashmë janë hapur dhe “Dardanët” dhe “Ushtria Verdhë e Bardhë” kanë nisur të hyjnë brenda, raporton Indeksonline.

Këta të fundit kanë vlerësuar mikpritjen kosovare, duke mbajtur simbole irlandeze në qafë dhe duke brohoritur “Kosovo, Kosovo”.

Ndeshja e cila luhet në kuadër të Ligës së Kombëve do të fillojë në ora 20:45.

Indeksonline ju sjell pamje nga stadiumi.