Ish-konkurrentja e “Për’puthen” bëhet nënë për herë të parë

Ish-konkurrentja e formatit televiziv “Për’puthen 2” Aristela Leka është bërë nënë për herë të parë.

Lajmin e ka bërë vetë me dije ajo në rrjetet sociale teksa ka publikuar foton e dorës së bebit që e ka shoqëruar me një këngë domethënëse, atë të Alban Skënderajt dhe Miriam Canit me titull “Dhurata”.
Të birin e saj, Aristela e ka quajtur Kais.