Dramë në dasmën e Britney Spears: Ish-bashkëshorti tenton t’i prishë ceremoninë

Dasma e Britney Spears u ndërpre në mënyrë dramatike, pasi ish-bashkëshorti i saj, Jason Alexander u shfaq duke tentuar të ndërprejë ceremoninë.
Sipas TM, ky veprim i tij bëri që të intervenojë policia.
Jason u fut “live” në Instagram të enjten ndërsa iu afrua sigurimit të ngjarjes, duke u thënë që Britney e kishte ftuar në dasmë. Telefoni i Aleksandrit më pas ngrin.
Në një farë mënyre, Alexander ia doli të hynte brenda shtëpisë së Britneyt, ku vazhdoi të transmetonte drejtpërdrejt.
Por më pas u dëbua, me intervenimin e policisë.
Alexander tregoi mbështetje publike për Britney-n gjatë lëvizjes #FreeBritney.
Britney dhe Jason u martuan në janar të vitit 2004 në një ceremoni në Vegas, për t’u divorcuar 55 orë më vonë.