75 Mall Live Search
08:33 / E Enjte, 07 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Zjarri përshinë Los Angelos-in, digjen mbi 500 shtëpi (Video/Foto)

Pothuajse shumë pjesë të Los Angelos-it në Amerikë, janë përfshirë nga zjarri përderisa edhe shumë shtëpi janë shkatërruar.

Autoritetet amerikane kanë bërë të ditur se zjarret kanë filluar që nga e mërkura dhe vazhdonë të paktën edhe të ënjtën, transmeton Indeksonline.

Pothuajse gjithë sistemi arsimor ka ndërprerë mësimet në shumë kampuse dhe zyrtarët janë duke u përgatitur për më shumë zjarre në gjithë rajoni. Thuhet se erërat e fuqishme mund të përkeqësojnë zjarret ekzistuese.

Madje sipas mediave të huaja, zjarri shkatërroi më shumë se 500 shtëpi përderisa shumë ekipe të zjarrfikësve po mundohen të bëjnë punën e tyre. Në bazë të informacioneve të para thuhet se shkaku i zjarreve ishte temperatura e lartë dhe erërat e fuqishme./Indeksonline/