75 Mall Live Search
15:07 / E Premte, 10 Qershor 2022 / B O

Greqia konfirmon një lëndim në skuadër, para ndeshjes me Kosovën

Futbollisti i Twentes në Eredivisie të Holandës, Dimitrios Limnios, është lënduar rëndë në përballjen e fundit të Greqisë, që e mposhti Qipron.
Përmes një njoftimi të lëshuar nga mediat greke, është bërë e ditur se Limnios ka këputur ligamentin kryesor të këmbës dhe do të mungojë disa muaj.

Limnios ka qenë pjesë e secilës ndeshje të Greqisë këtë muaj në Ligë të Kombeve, ku grekët kanë shënuar tri fitore nga tri ndeshje duke mos pësuar asnjëherë.

Ai ka shënuar gol mbrëmë në fitoren 3-0 ndaj Qipros, që e mbajti Greqinë lidere të Grupit 2 në Ligën C të Kombeve.