Liverpul arrin marrëveshje me Benficen për Nunez

Gjiganti anglez Liverpul, ka arritur marrëveshje me skuadrën e Benficës për transferimin e uruguajanit Darwin Núñez.
Lajmin e ka bërë të ditur eksperti i matkatos, Fabrizio Romano, përcjell Indeksonline.
Sipas tij takimi mes dy klubeve u mbajt sot në Portugali, ku u arrit marrëveshja e transferimit në shumën prej 80 milion € plus shtesat 20 milion.
Klubet tani po përgatisin kontratat për të nënshkruar marrëveshjen në orët apo ditët e ardhshme.
Liverpool tashmë ka rënë dakord për një marrëveshje pesëvjeçare me Darwin Núñez dhe agjentin e tij, ndërsa firma e sulmuesit do të vie pasi të përfundojë gjithçka me Benfikën./Indeksonline/