75 Mall Live Search
16:51 / E Shtunë, 11 Qershor 2022 / OSH

Sqarohen nga kabineti i Bislimit për shpërndarjen e postimit ku Rama quhet “pro-serb”: U shpërnda paqëllim!

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë ditës së sotme ka shpërndarë një postim, ku presidenti i Shqipërisë, Edi Rama, quhet “pro-serb”.

Mirëpo, Klisman Kadiu, zyrtar për media nga kabineti i Bislimit, ka sqaruar se ai postim është shpërndarë paqëllim, shkruan IndeksOnline.

Kadiu përmes një postimi në Facebook ka thënë se postimi nuk ka asnjë mesazh e as intencë.

“Postimi në profilin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi është shpërndarë gabimisht. Gjatë shfletimit të postimeve në rrjetin social “Facebook”, është klikuar paqëllim butoni i shpërndarjes.

Sapo është vënë re (2 minuta pas shpërndarjes) ajo është fshirë menjëherë. Nuk ka as intencë, as mesazh, pas një shpërndarje të bërë pa qëllim.

Kosova dhe Shqipëria gëzojnë marrëdhënie solide bashkëpunimi. Një shpërndarje e tillë e paqëllimshme, nuk duhet të keqpërdoret për të nënkuptuar mesazhe që nuk ekzistojnë”, shkroi ai./IndeksOnline/