75 Mall Live Search
15:55 / E Diele, 12 Qershor 2022 / AR

Incident në koncert, Dj të njohur ia hedhin shishen fytyrës (FOTO)

Martin Garrix ka pësuar lëndime gjatë një shfaqjeje në Las Vegas ditën e djeshme.

Një pjesëmarrës i hodhi shishen duke e goditur në fytyrë raportojnë mediat e huaja, transmeton Indeksonline.

DJ, i cili pati një performancë të jashtëzakonshme të shtunën, ndau disa imazhe në Instastory ku shihet se ka një prerje në faqe dhe sipër vetullës.

Megjithatë, Garrix duket se nuk e shqetëson ky fakt.

Shpresoj që kushdo që ka hedhur shishen gjatë koncertit të ketë një ditë të mirë dhe ta ketë shijuar momentin. Ishte një gjuajtje e mirë”, ka shkruar ai./Indeksonline/