75 Mall Live Search
20:08 / E Hënë, 13 Qershor 2022 / LB

Mësohet identiteti i personit të vrarë në Podujevë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Peran të Podujevës pasditen e sotme. Një person ka mbetur i vrarë si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit. Këtë për Indeksonline, e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Në anën tjetër, burime të Indeksonline, bëjnë me dije se të përfshirë në këtë rast janë babë e bir.

Sipas këtyre burimeve, N. Ismajli ka vrarë djalin e tij E. Ismajli me armë zjarri.

Poashtu mësohet se i dyshuari për kryerjen e këtij akti është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Me poshtë e gjeni deklaratën e Policisë së Kosovës për këtë rast:

Rreth orës 18:00, është raportuar  për të shtëna  me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së  Podujevës.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur  në të dhënat e para,  bëhet e ditur se një person, ka  humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent.

Policia ka iniciuar një hetim me synim  sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin.