Presidentja Osmani sot takohet me Schallenberg
Sot presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg.
Përmes komunikatës nga Presidenca, u bë e ditur se takimi nis në orën 10:00.
“Në orën 10:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg”, thuhet në njoftim.