Tottenham afër një blerje të madhe, nënshkrimi i tretë për Conten!

Tottenham ka arritur marrëveshje me Brighton për blerjen e mesfushorit afrikan, Yves Bissouma. 30 milionë euro do të kushtojë blerja e mesfushorit fantastik.
Kjo do të jetë blerja e tretë për Conten pas nënshkrimit me Perisic e Forster. Bissouma është kërkesa kryesore e Contes ngase përshtatet mirë në sistemin e tij të lojës, 3-4-3.

Për Bissouman është shumë e interesuar edhe Arsenali, por mesfushori do të vendosë për Spurs për shkak të pjesëmarrjes në Champions League.
Tottenham nuk e ka plan të ndalet me blerje ngase është në bisedime edhe për transferimin e Richarlison nga Everton./Indeksonline/