“Kam prova…”, Tan Brama rrëfen gjithçka për Ilir Shaqirin

Ish-banori i “BBV”, koreografi Dritan Brama, ka bërë bujë me disa deklarata për ilir Shaqirin.
Së fundmi ka qenë i ftuar në “Ftesë në pesë”, ku ka thënë se Iliri e ka telefonuar vetëm kur kishte interes, shkruan Indeksonline.
Ai e cilësoi ish-mikun e tij si një xhaketë e vjetër, duke treguar edhe raste kur Balerini e ka shmangur dhe nuk i ka folur.
“Më mori në telefon për një reklamë, më tha më duhen kaq njerëz. E tha si urdhër, ej ckemi ca bën ti, nesër më sill kalamajt e tu njerëzit e tu. Ja ccova. Herën e dytë më tha për Sabianin, pa më pyetur ca bërë si je. Kam prova. Thotë më duhen tre ccifte për Sabianin. Të hash dreka darka me të tjerët. Ti kërkoje share dhe të dalësh dreka darka me të tjerët. Nuk kërkoj sallatë, por respekt. I thash o Ilir si mor burrë të thuash njëherë çkemi si I ke nga shtëpia ca ke bo. Ke të drejt tha.
Dilte hante dreka me Meridianin, Tanin vetëm për interes. I kam me voice. Kam shumë njerëz dhe s’më intereson vëmendja e tij, për mua ngelet xhaketë e vjetër. Respektoj veten, tjetri vjen dy muaj rresht. Ilir I dashur, pse s’më fole kur ishe me Arjolën dhe më ktheu shpinën në një hapje restoranti. Jo të më kthesh shpinën ti mua, Tani prap vazhdoi karrierën. Ja se nxjerr mesazhet. Ka mbaruar çdo gjë, ça kafeje mas dy tre muajsh. Me të tjerë nuk është i zënë, e di vet ai. Sa mesazhe më vijnë Ilir Fans, më duket disa adresa i ka ai. Më lini rehat se nuk kam nevojë për vëmendje.
Nuk kam pse të jem ziliqar. Unë kam heshtur ama, meqë më pyetën e thash pse të gënjej, pse të them që kam kaluar perfekt me të, them të vërtetën. Nëse ka qejf të vijë, të sqarohet tregojmë mesazhet. Ka shumë artisa të tjerë që më mbështesin, nuk e pres nga persona të tjerë”, tha ai./Indeksonline/